Më tepër rreth shërbimeve tona - Studio E-Law

Studio Ligjore E-Law ka përvojë disa vjecare në fushën e së drejtës penale. Falë njohurive tona të së drejtës penale ne zhvillojmë strategjinë optimale të mbrojtjes për klientët tanë sit ë pandehur ashtu edhe si palë civile në procedimet penale.

Në fushën e së drejtës civile, Studio Ligjore E-Law ka zhvilluar një përvojë të lartë, duke u përqëndruar jo vetëm në rregullat ligjore të përfshira në Kodin Civil, por edhe në ligjet plotësuese apo akte nënligjore, që rregullojnë në mënyrë më të plotë marrëdhëniet midis qytetarëve, për të cilat Kodi Civil ofron një rregullim të përgjithshëm, si marrëdhëniet e punës, detyrimet kontraktore, si edhe shpërblimi I dëmit kontraktor e jashtëkontraktor etj.
Ne kujdesemi për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve ndaj shkeljeve të organeve publike apo shtetërore. Garantojmë përfaqësim ligjor cilësor në rast të sanksioneve administrative përfshirë gjoba, penalitete, vlerësime tatimore, doganore etj.
Studio Ligjore E-Law ofron ndihmë dhe këshillim ligjor për të gjitha çështjet që lidhen me të drejtën familjare (zgjidhja e martesës, përgjegjësia prindërore, kujdestaria, njohja e atësisë, mbrojtja e të miturve, çështjet e trashëgimisë, etj.).
Studio jonë ligjore ofron këshilla kompetente për krijimin e shoqërive tregtare, mbështet sipërmarrësit në zgjedhjen e formës së kompanisë që përputhet më së miri me qëllimet e ndjekura nga klientët ( Person fizik, Shoqëri komandite, Sh.p.k, Sh.a, OJF etj). Falë përvojës sonë të konsoliduar, ne këshillojmë dhe mbështesim sipërmarrësit në zgjedhjen nëse do të krijojnë një kompani të re ose një degë të një kompanie ekzistuese. Avokatet tona mund të jenë gjithashtu në ndihmë të sipërmarrësve në rast të planifikimit të taksave ose, në çdo rast, të çështjeve tatimore. Sipërmarrësit që duan të krijojnë kompani në Shqipëri gjejnë në studion tonë partnerin e duhur për realizimin e suksesit të tyre.
Çështjet e pronësisë vazhdojnë të jenë një shqetësim për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Shqipërisë. Ato janë të shumëllojshme dhe rregullohen jo vetëm nga Kodi Civil, por edhe ligje të tjera plotësuese Nëse ndodheni në njërën nga situatat e mëposhtme: - dëshironi të blini, të shisni apo të jepni/merrni me qira një pasuri të paluajtshme dhe ju duhet këshillim më një profesionist për të mos ndërmarrë veprime që do të rrezikonin të drejtat tuaja; - Dëshironi të rifitoni pronësisnë mbi pasurinë e paluajtshme që ju është marrë në mënyrë të paligjshme nga subjekte që refuzojnë t’jua kthejnë atë; - Nuk arrini të gëzoni plotësisht pronën tuaj, për shkak se persona të tjerë nuk ju lejojnë, dhe dëshironi të kërkoni pushimin e cënimit të së drejtës suaj të pronësisë. Drejtohuni në Studio Ligjore E-Law, e cila ka fituar përvojë të gjerë në fushën e së drejtës së pronësisë dhe ofron këshillim dhe përfaqësim në gjykatë, si edhe pranë cdo institucioni publik apo privat.